Paulo Dybala nuk ia del. Argjentinasi a nuk do të jetë i disponueshëm për Romën për transfertën në Bergamo, ku ekipi i De Rossit  synon fitoren në një përballje direkte me Atalantën. Dybala ka shfaqur probleme muskulore, pas analizave të kryera dhe do t’i nënshtrohet terapisë, për të qenë gati për fundin e sezonit.

30-vjeçari ka luajtur 26 ndeshje në këtë sezon, ku ka realizuar 13 gola. Për të ky është sezoni i 2-të në kryeqytet, më parë ai ka luajtur për Juventusin.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: