Vijon problematika e vërshimit të ujërave dhe inerteve në aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë, pranë zonës së Gurit të Kuq. Situata lidhet me daljen nga shtrati të përroit pranë fshatit Gur i Kuq, një problematikë e evidentuar edhe dy ditë më parë.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, uji dhe aluvionet kanë dalë mbi rrugë, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve.

Aktualisht, lëvizja në këtë segment rrugor kryhet vetëm në një korsi, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: