Premier League e ka akuzuar Manchester Cityn për shkelje të rregullave në më shumë se 100 raste gjatë këtyre viteve. Nëse vërtetohet, këto do të ishin shkeljet më të mëdha të kryera nga një klub në historinë e kampionatit anglez.
Komisioni i pavarur i cili do të shqyrtojë akuzat mund të rekomandojë që City të përjashtohet nga gara, të pezullohet ose t’i ulë disa pikë ekipit. Këto sanksione janë renditur në manualin e Premier League, me kohë nqë do tregojë sesi do shkojnë gjërat.
Gjashtë herë kampionët e Premierligës janë akuzuar për shkak se nuk kanë një pasqyrë të qartë financiare të hyrje-daljeve në klub. Në krahun tjetër, vetë Manchester City po përgatitet për këtë çështje, duke marrë kështu avokatët më të mirë në Britaninë e Madhe.
(BalkanWeb)
