Chelsea avancon përpara për Raheem Sterling. Klubi me seli në Londër është në kërkim të një sulmuesi, i aftë për të bërë ndryshimin në repartin e avancuar dhe profili i anglezit duket i duhuri.
Sipas mediave, Manchester City ka bërë të ditur se lojtari mund të largohet për 45 milionë funte. Kjo shifër nuk pritet të përbëjë problem për Chelsean, klub i cili është i gatshëm të shpenzojë.
Blutë lanë të lirë Romelu Lukakun pak ditë më parë, ndërsa sulmi mbetet tejet problematik. I vetdijshëm për këtë fakt, trajneri Tomas Tuchel u ka bërë të qartë drejtuesve se lojtari që duhet blerë është Raheem Sterling.
Vetë 27 vjeçari është dakord me transferimin. Ai nuk do ndërronte kampionat, por thjeshtë qytet, e sesi do shkojnë gjërat, na mbetet të presim.

(BalkanWeb)
