Lazio shpreson të nënshkruajë me yllin e Sassuolos, Domenico Berardi në verë dhe thuhet se ka filluar të planifikojë një ofertë të mundshme në drejtim të klubit nga Reggio Emilia.
Biancocelestët aktualisht janë në vendin e dytë në tabelën e Serie A dhe shpresojnë të sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, diçka që do t’u japë atyre më shumë të ardhura për të afruar lojtarë cilësorë në afatin kalimtar të verës.
Lëndimet e përsëritura të Ciro Immobile këtë sezon kanë bërë që sulmi të ccalojë, problem që klubi shpreson ta zgjidhë përfundimisht me një investim të rëndësishëm në atë repart.
Siç detajohet nga Corriere dello Sport, Lazio dëshiron të sjellë Berardin këtë verë, por është i vetëdijshëm se Sassuolo e vlerësoi rreth 40 milionë euro vitin e kaluar, kështu që ata kanë një plan në mendje për të ulur kostot e një marrëveshjeje. Lacialët janë të gatshëm të përfshijnë Matteo Cancellieri në tratativa, plus një shumë të caktuar parash.
#Lazio, #Berardi obiettivo da Champions: lavori in corso per uno scambio https://t.co/3yRdAJYjBj
— calciomercato.com (@cmdotcom) April 27, 2023
(BalkanWeb)
