Kampioni i La Ligës, Real Madrid, është i interesuar të nënshkruajë me mbrojtësin maroken, Achraf Hakimi nga Paris Saint-Germain.

Achraf Hakimi ka përvojë të madhe edhe pse është vetëm 24 vjeç. Mbrojtësi doli nga akademia e Real Madridit disa vite më parë, por kurrë nuk u vlerësua në Santiago Bernabeu. Megjithatë, ai përfundimisht u bë i njohur gjatë një huazimi dy-vjeçar me Borussia Dortmund. Më pas, lojtari në fjalë u kthye në Real Madrid në vitin 2020, por Los Blancos e shitën menjëherë te Interi. Pas një sezoni me Neroazzurrët, anësori iu bashkua PSG-së në korrik 2021. Që atëherë, futbollisti  ka përparuar gradualisht ndërsa është titullar i rregullt në Parc des Princes.

Real Madridi do të duhet të investojë në një mbrojtës të djathtë pasi niveli i performancës së Dani Carvajal sa vjen e bie. Veterani spanjoll ka qenë prej disa vitesh mbrojtësi i parë i djathtë i madrilenëve, por kontributi i tij nuk ka qenë aq i madh këto 2 vite.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: