Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ishte i pafat në ndeshjen e së shtunës, ku Atalanta fitoi kundër Torinos, pasi u detyrua të linte fushën e blertë në minutën e 40-të. Gjimshiti, pas një largimi topi, u godit nga Zapata dhe menjëherë u shtri në fushë duke kërkuar ndihmën e mjekve.
Ai u largua nga fusha e blertë duke çaluar dhe u dërgua menjëherë në spital për të parë gjendjen. Sipas analizave paraprake, mbrojtësi ka pësuar një lëndim në kockën e kofshës së majtë, ku përfshin edhe muskujt fundor të barkut, por që për fat të mirë nuk ka thyerje. Ende nuk dihet afatin kohor I rikuperimit dhe kohën që do ti duhet për të qenë në dispozicion të Atalantës.
