Lazio do të përballet me Pisan, në ndeshjen e  vlefshme për Serie A. Për këtë takim, për lacialët nuk do jetë në dispozicion mbrojtësi Elseid Hysaj.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Hysaj ka një problem me gjurin e djathtë dhe në këto kushte, tekniku Sarri ka vendosur që mos ta grumbullojë.

Hysaj ka luajtur 3 ndeshje në këtë sezon të Serie A, por pa mundur dot të lërë gjurmë në kryeqytet. Ky është sezoni i tij i pestë te Lazio.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb