Analisti Mentor Nazarko i ftuar në “Log.” në News24 u shpreh se Kosova po përballet me 2 probleme të mëdha të cilat i personifikon Albin Kurti pasi ka marrë shumicën e votave të kosovarëve.
Nazarko tha se, e keqja endemike e Kosovës është papjekuria politike e krejt elitës kosovare, politikës madje dhe shoqërisë.
Duke diskutuar për ngërçin institucional në Kosovë, analisti Nazarko tha se për shkak të kokëfortësisë, Kurti e ka kthyer Kosovën mbrapsht dhe kjo ka bërë që shoqërinë ta kapë një amnezi duke mos kujtuar se cfarë ka ndodhur në 1999.
Mentor Nazarko: Kosova ka një problem të madh, dhe Albin Kurti është personifikim i kësaj të keqe endemike. Cila është kjo dobësi endemike? Është papjekuria politike e krejt elitës kosovare, politikës madje dhe shoqërisë në Kosovë. Një ufemizëm për të thënë në jetën e shteteve, 17 vjet eksperiencë është shumë pak për shtetndërtim. Ato 2 momente që Kosova dallon nga Shqipëria që ajo s’do t’i pranojë si epërsi, janë e para, kosovarët kanë jetuar në një sistem politiko-ekonomik si ai jugosllav më i përparuar se ai i Shqipërisë. Kanë patur pronë private, plane rregulluese, mendalitet perëndimor, kanë ikur jashtë, kishe tren që nisej në Kosovë dhe shkonte në Mynih. Këtë përparim që ka Kosova e ka dhe për shkak të asistencës, kontrollit dhe mbikëqyrjes perëndimore. Këtë nuk e ka më. Nuk ka asnjërin prej elementëve.
Kjo papjekuri e personifikon Albin Kurtin se ka 42.5% të votave. Për shkak të kokëfortësisë së tij e ka kthyer shoqërinë dhe elitën kosovare mbrapsht kjo ka bërë shoqërinë ta kapë një amnezi duke mos kuptuar se çfarë ka ndodhur në 1999. Ajo që ndodhi në 99 është e papërsëritshme. Imagjino sikur gjenocidi serb në Kosovë të ndodhte sot, kurrë nuk do të kishte ndodhur që NATO do të mblidhte forcat do të bombardonte. Pra, janë të papërsëritshme. Nuk e kanë kuptuar.
Nuk kuptojnë vendet që ka Kosova, nuk është e qëndrueshme njëherë e mirë, mund të ndryshojnë. Ia ka thënë Arafat Ibrahim Rugovës, e di që je duke negociuar me Serbinë, një këshillë të jap, prano marrëveshjen e parë se e dyta do të jetë më e keqe. Kosova vazhdon negocion me Serbinë duke pretenduar se do të përsoset marrëveshja e radhës, se do të krijohen kushte më të mira, kur kushtet përkeqësohen gjithnjë e më shumë. Serbia ka më shumë material në duar për të qenë e rëndësishme ndërkombëtarisht vetëm fuqizohet sepse ka litium, blen “Refale”, ka ekonominë më të rëndësishme në Ballkan etj.
(BalkanWeb)
