Juventus po përballet me probleme ekonomike dhe së fundmi flitet edhe për manipulim të bilanceve financiare. Nëse diçka e tillë vërtetohet, dënimi për bardhezinjtë mund të jetë i rëndë. Nuk është i këtij mendimi ish-drejtuesi i klubit, Lucciano Moggi.
“Juventusi maksimumi rrezikon një ose dy pikë penalizim, por kjo historia e rënies nga kategoria është një barsoletë. Anjeli? Familja është e veçantë dhe luftojnë brenda vetes. Kur u largova unë, avokati i Juventusit gjeti akord për të rënë në Serinë B duke më vënë fajin mua” – Tha ai.
(BalkanWeb)
