Mëngjesin e sotëm i ftuar në “Koha për t’u zgjuar” ishte avokati Gylsen Zhllima i cili trajtoi temën për problemet me pronat dhe roli i reformave në drejtësi . Zhllima tha se reforma në drejtësi aktualisht në Shqipëri ka probleme, dhe një faktor i cili ndikon është dështimi i vetingut që u mor peng nga faktori politik.
Avokati më tej shtoi se në gjykata ka patur shumë ndryshime në kodin civil dhe kodin e procedurës penale dhe ligjeve të tjera si një dështim për shkak të shkarkimit të gjyqësorit.
“Reforma në drejtësi ishte një reformë e cila nuk ka sjellur atë që duhet të kishte sjellur pra ndryshimin dhe reflektimin mbi problematikat e sistemit gjyqësor.
Sistemi gjyqësor është me probleme, jo për shkak se qytetarët janë problematik por ky sistem ka sjellur tre profesione në sistemin e ri të drejtësisë. Profesione ekzistuese janë gjyqësori dhe prokurori por mbas kësaj reforme kemi gjyqtarin noter në procesin civil penal dhe administrativ. Kemi parë shpesh që gjykata të mos jetë një organ i pavarur dhe i paanshëm dhe të jetë një gjyqësor në vendimmarrje. Qytetarët të cilët përballen me një padrejtësi, e cila erdhi me ndryshime me kodin civil dhe kodin e procedurës penale dhe ligjeve të tjera si një dështim për shkak të shkarkimit të gjyqësorit . “Gjithashtu Gjykata evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka dënuar Shqipërinë për vetingun, dhe ky është një tregues i qartë që vetingu dështoi dhe u mor peng nga faktori politik. tha ai
Ai theksoi se është e rëndësishme që ligji të zbatohet nga të gjithë dhe të veprohet nga institucionet përkatëse.
“Gjithashtu Gjykata evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka dënuar Shqipërinë për vetingun, dhe ky është një tregues i qartë që vetingu dështoi dhe u mor peng nga faktori politik.
Sistemi jonë i drejtësisë u votua nga 140 deputetë dhe pikërisht nga ata ne kemi këto probleme. Gjykata e Apelit të të cilat ishin 6 u bënë 1 nga civile në penale dhe ka një ngarkesë dhe një mosrespektim i kohës dhe afatit që personi të dëgjohej në gjykatë. Kjo është shqetësuese. Gjykatat ikën nga shumë rrethe dhe qytetarët janë te detyruar për të paguar lekë dhe kjo gjë tregon dobësi. Gabimi fatal ishte Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë e cila akoma nuk ka shqyrtuar dosjet e vitit 2016, dhe gjithashtu ajo nuk merr palet për t’i dëgjuar e cila do të thotë që vendimet që janë marrë janë skandaloze . Vlera e vettingut ka shkuar deri në 30.000 mijë euro. Ligji 7501 nuk është problem, ai normohet por rëndësi ka si veprohet dhe zbatohet.” përfundoi avokati
(BalkanWeb)
