Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte mjeku Gerlad Kola I cili foli në lidhje me problemet që krijon në shëndet ndryshimet klimatike dhe për sëmundjet intenstinale.

Ai u shpreh se një nga gabimet që bëjmë shpesh është fakti që nuk pimë mjaftueshëm ujë, e për pasojë dehidratohemi. Kjo sipas mjekut ndikon drejtë për drejtë në sistemin tretës dhe jo vetëm.

“Kapsllëku ka disa forma, që ndikohen shumë nga mënyra e të ushqyerit dhe trakti tretës. Njerëzit nuk konsumojnë mjaftueshëm ujë. Pinë shumë më pak se sa duhet, minimalisht duhet të pijmë 2 litra ujë në ditë. Nuk duhet të lëmë veten të kemi etje për të pirë ujë sepse kjo tregon se jemi të dehidratuar”, tha ai

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: