TIRANË

Analisti Shpëtim Nazarko i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24 tha se problemi më i madh në sektorin e industrisë ushqimore është buxheti, i cili sipas tij, vijon të shpërndahet sipas modelit komunist si në kohën e Enver Hoxhës.

Sipas Nazarkos, fajin për problemet e pikasura në fushën e bujqësisë janë të qeverisë dhe të organizatave, të cilat nuk shërbejnë fare në përmirësimin e fushës së bujqësisë dhe të ushqimit.

“Ne kemi 30 vjet që bëjmë një buxhet komunist si në kohën e Enverit. Kaq lekë do ti japim këtij, kaq atij. Fajin kryesor e ka qeveria. Së dyti fajin e kanë disa organizata burokratike, të cilat nuk i hyjnë në punë askujt.  Fajin e kanë sa qeveria aq edhe organizatat”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb