Procedohet penalisht Kryetari i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Lapaj shihet teksa ndodhet në Komisariatin e Policisë dhe thotë se është proceduar për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Madje, ai nuk heziton ta cilësojë si një medalje.

“Mora një tjetër medalje sot, e pesta, më proceduan penalisht për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Shihemi në shesh, nuk ndalojmë, ju përshëndes!”, tha Lapaj.

Vlen të theksojmë se Lapaj proteston çdo ditë para kryeministrisë, së bashku me aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” dhe me qytetarë. Lapaj kërkon largimin e Ramës si e vetmja mënyrë për shpëtimin e Shqipërisë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb