Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR publikoi sot gjetjet e raportit paraprak për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Përfaqësuesja e misionit deklaroi se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë profesionale dhe ishin konkurruese, por u shënjuan nga një klimë e theksuar polarizimi politik.
“Kandidatët patën mundësi të bëjnë fushatë, ndonëse u raportuan raste intimidimi dhe presione ndaj zgjedhësve, veçanërisht në sektorin publik”, tha përfaqësuesja e vëzhguesve ndërkombëtarë.
OSBE/ODIHR vërejtje patën për mazhorancën duke theksuar se partia në pushtet shfrytëzoi burimet shtetërore në funksion të fushatës elektorale.
OSBE vuri gjithashtu në dukje se partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës, ndërsa dy partitë kryesore dominuan mbulimin mediatik. Procesi zgjedhor në përgjithësi ishte i qetë, me disa incidente të izoluara.
Përfaqësuesja e OSBE: Qytetarët janë “zemra” e procesit zgjedhor. Zgjedhjet ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, por u zhvilluan në një klimë të polarizuar dhe kandidatët nuk patën mundësi të barabarta. por kandidatët bënë fushatë në mënyrë të lirshme, por pati raste edhe për intimidime. Administrata zgjedhore menaxhoi procesin në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente.
Votimi nga jashtë vendit u menaxhua mirë pavarësisht marrëveshjes politike të arritur me vonesë dhe miratimit me vonesë të kësaj iniciative.
Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës. Pati edhe disa raste për presione ndaj zgjedhësve dhe nëpunësve të administratës.
Dy partitë kryesore dominuan mbulimin e lajmeve. Pati gjithashtu edhe një mungesë të autoritetit për të monitoruar fushatat zgjedhore online.
(BalkanWeb)