Kryeministri, Edi Rama, theksoi se Shqipëria është në rrugën e duhur dhe sipas tij, brenda vitit 2027 mbyll negociatat për në BE.
“ Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbyllur teknikisht negociata brenda vitit 2027. Duke thënë këtë raporti ka thënë të tëra. Ndërkohë që patjetër që në këtë rrugë të duhur ka sfida në çdo hap. Sfida dhe çështje për tu adresuar jo vetëm. Në mënyrë sasiore por dhe cilësore në çdo hap”, tha Rama.
