Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili po gjykohet i vetëm në gjykatën e posaçme për aferën e koncesionit të Sterilizimit deklaroi në seancën e parë se SPAK nuk i ka komunikuar asnjë akuzë për vjedhje, duke shpëdoruar detyrën apo grup kriminal.

Sipas ish-mninistrit zyrtarisht është njohur vetëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ilir Beqaj u mor fillimisht i pandehur për shpërdorim detyre, por Gjykata e Posaçme gjatë shqyrtimit në seancë paraprake i ashpërsoi akuzat për të.

Ai pretendon se akuzat e reja nuk i janë komunikuar zyrtarisht. Pas këtij deklarimi, seanca u shty për në datën 2 tetor që avokatët të verifikojnë nëse i kanë marrë të gjitha aktet e dosjes. Ilir Beqaj po gjykohet nga trupa gjykuese e kryesuar nga Rudina Palloj dhe anëtarë Irena Gjoka e Erjon Cela.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: