Në një intervistë në “Studio 24”, në News24, Luçiano Boçi foli për procesin e zgjedhjes së avokatit të popullit, duke nënvizuar se është shumë e rëndësishme që  të mos pezullohet.

Boçi shtoi se PD do të dërgojë gjashtë kandidatura. Ndërsa kritikoi mazhorancën se gjithmonë është përpjekur të luajë në nivele djallëzie.

“Për gjëra që jam brenda dhe i di më besoni te ajo që artikuloj. Avokati i Popullit është një institucion që duhet të ketë përfaqësi nga opozita. Në tërësinë e institucioneve të pavarura . PD ka treguar, kur ka marrë kandidat vetëm nga PS Igli Totoza, PD ishte në pushtet. Dhe të njëjtën mënyrë sjellje kërkonim nga mazhoranca. Deri në momenti kur nisi procesi i dhënies firme nuk ka pasur negociatë, apo dhënie të drejtë opozitë për të përcaktuar kandidatin e saj. Dhe urdhri brenda partisë ishte që të firmoseshin kushdo kandidat që paraqiste kërkesën e tij, t’i jepej një e drejtë paraselektim. Pra nuk shoh në këtë aspekt që ne jemi joserioz. Ishte mungesë serioze në marrëdhënie me mazhorancës , luajti deri në kufirin e fundit fare dhe pasi u bënë firmat hodhi tezë që mund ta zgjedhin nga opozita. Ne do dërgojmë 6 kandidatura, dhe si veprohet ku pala kundërshtare eliminon dhe në fund mbetet 2. Është kërkuar është dërguar shkresa ndërsa nga PS luhet në nivele djallëzie. Brenda një qëndrimi politik duhet të kishte një sjellje të përcaktuar”, tha mes të tjerash ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: