Drejtuesja politike rrethit të Sarandës, deputetja e PD Ina Zhupa zhvilloi një takim me strukturat e degës në Sarandë.

Gjatë takimit u diskutua forcimi i organizimit, hapja e procesit zgjedhor dhe nisja e anëtarësimeve të reja, si dhe mobilizimi për protestën e 17 prillit.

Statusi i plotë i Ina Zhupës:

Me kryesinë e Partisë Demokratike Sarandë!

U diskutua mbi hapat organizativë në funksion të forcimit të strukturave dhe rritjes së përfaqësimit në çdo nivel.

Hapëm zyrtarisht procesin zgjedhor për rinergjizimin e strukturave në terren, një moment i rëndësishëm që garanton një qasje të hapur, gjithëpërfshirëse dhe demokratike për të gjithë anëtarësinë.

Njëkohësisht, nisim edhe një fushatë të re anëtarësimesh, me synimin për të zgjeruar dhe fuqizuar më tej bazën tonë, duke afruar energji dhe zëra të rinj në parti.

Në fokus të veçantë ishin takimet me qytetarët dhe denoncimet e vazhdueshme për dështimet dhe abuzimet e pushtetit lokal, si dhe koordinimi i këshilltarëve të djathtë në këshill, për të qenë një zë i fortë dhe i përgjegjshëm në shërbim të komunitetit.

Gjithashtu, u theksua mobilizimi për protestën e 17 prillit, një moment kyç për të reaguar dhe për të kërkuar ndryshim dhe një qeveri tranzitore.

Për një Parti Demokratike më të fortë, më pranë qytetarëve dhe më të vendosur se kurrë përballë regjimit!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: