Vijojnë kontrollet intensive të drejtorisë vendore të policisë Korçë për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Sipas informacioneve të inteligjencës policore në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Korçë, vazhdojnë kontrollet intensive për evidentimin dhe parandalimin këtij aktiviteti kriminal.

Nga informacionet e marra bëhet me dije se gjatë kontrolleve intensive ditore, mbrëmjen e djeshme janë shoqëruar një grup personash prej rreth 8 vetash, ku në përfundim të veprimeve hetimore është bërë e mundur arrestimi i dy persona, ku është kapur një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike canabiss sativa.

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë kryer kontrolle në mjete dhe banesa, është sekuestruar lënda narkotike e dyshuar canabiss, vlera monetare të konsiderueshme dhe automjete në përdorim të personave të arrestuar. Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë vijon puna për kapjen e personave që kryejnë veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb