Policia e Shtetit njofton se si rezultat i bashkëpunimit nëpërmjet Interpol Tiranës, me Interpol Wiesbaden, u finalizua operacioni policor i koduar “Exchange 2”, ku në pranga kanë rënë në Gjermani, Brian Syzo, 44 vjeç dhe Klevis Gjonkolaj, 20 vjeç.
Tw dy kwta persona, në vitin 2022, Gjykata e Korçës i ka caktuar 44-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, ka shitur lëndë narkotike Kokainë, në lokalin e tij, në Pogradec.
Në vitin 2024, Gjykata e Tiranës e ka dënuar 20-vjeçarin, me 6 muaj burgim, për vjedhje.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri.
(BalkanWeb)
