Publiku europian dhe politikanët janë dakord që vendet e BE-së duhet të bëjnë më shumë për të rritur prodhimin e armëve, shkruan gazeta Express.

Pushtimi rus i Ukrainës më shumë se dy vjet më parë ka ndryshuar në mënyrë dramatike retorikën rreth shpenzimeve të mbrojtjes, duke e shtyrë atë në axhendën në të gjithë bllokun, shpesh në kurriz të fushave të tjera të politikave si trajtimi i ndryshimeve klimatike.

Sondazhi nxori në hap se 77 përqind e të anketuarve mbështesin një politikë të përbashkët të mbrojtjes dhe sigurisë midis vendeve të BE-së, ndërsa 71 përqind janë dakord se BE duhet të përforcojë kapacitetin e saj për të prodhuar pajisje ushtarake.

Midis liderëve të BE-së, ekziston “një konsensus dërrmues mbi qëllimin për të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë dhe mbrojtjen “, sipas një drafti të Axhendës Strategjike, një dokument i miratuar çdo pesë vjet që përcakton qëllimet e bllokut.

Zyrtarët kombëtarë po e finalizojnë atë nën koordinimin e presidentit të Këshillit Europian Charles Michel dhe do të takohen sërish të premten. Synimi është t’u prezantohet udhëheqësve të BE muajin e ardhshëm.

Përpjekja do të “krijojë një treg të brendshëm për produktet dhe shërbimet e mbrojtjes, duke rritur kapacitetin e prodhimit dhe duke nxitur prokurimin e përbashkët”.

Por rritja e prodhimit të armëve do të thotë rritje e shpenzimeve për mbrojtjen. Vendet europiane kanë rritur shpenzimet për rreth një dekadë, që nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë nga Rusia në vitin 2014 por ritmi është përshpejtuar ndjeshëm falë presionit të ish-presidentit Donald Trump dhe më pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

NATO thotë se këtë vit dy të tretat e 32 anëtarëve të saj do të përmbushin objektivin e aleancës për të shpenzuar të paktën 2 për qind të PBB-së për mbrojtjen. Tani vende si Britania e Madhe dhe Polonia po bëjnë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: