Nga: OLA MITRE*
TIRANE – Këshilli i Ministrave ka përcaktuar pagat referuese, mbi bazën e të cilave profesionistët e lirë do të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, ndërsa vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe tashmë ka hyrë në fuqi. Sipas këtij vendimi, janë 23 profesionistë, që do t’i paguajnë kontributet sipas pagave të reja, ndërkohë që “Gazeta Shqiptare” ka përllogaritur shumat, që do të derdhen sipas profesioneve dhe qyteteve përkatëse.
Vendimi i ndan qendrat e bashkive ku zhvillohet biznesi në 5 kategori të ndryshme, ku në të parën përfshihet Tirana, në të dytën: Korça, Vlora, Fieri, Shkodra, Elbasani dhe Durrësi, ndërsa në kategorinë e tretë përfshihen qytetet: Gjirokastër, Berat, Kukës, Sarandë, Peshkopi, Kavajë, Lezhë, Pogradec dhe Lushnjë. Sipas së njëjtës ndarje, në kategorinë e katërt futen qytetet: Tepelenë, Çorovodë, Përmet, Ersekë, Bajram Curri, Himarë, Vorë, Rrëshen, Bulqizë, Burrel, Gramsh, Librazhd, Shijak, Ballsh, Patos, Bilisht, Pukë, Kuçovë, Laç, Krujë dhe Kamëz, ndërsa në të pestën: Pustec, Libohovë, Fushë- Arrëz, Këlcyrë, Konispol, Poliçan, Klos, Krumë, Delvinë, Memaliaj, Belsh, Prrenjas, Selenicë, Peqin, Ura Vajgurore, Finiq, Rrogozhinë, Cërrik, Vau i Dejës, Divjakë, Koplik dhe Maliq.
Ndërkohë, në tabelën bashkëngjitur shkrimit do të gjeni përllogaritjet që do të paguajë çdo profesionist, sipas qytetit ku ai e ushtron aktivitetin e tij. Ndërkaq, në përcaktimin e këtyre pagave mbahen parasysh dhe vitet e punës në profesion, numri i të punësuarve, paga për të njëjtin profesion në sektorin publik, vitet e punës në bazë të licencës në profesion dhe statusi i profesionit. Sa i takon numrit të të punësuarve, kur ndonjë nga veprimtaritë profesionale, kryhet nga persona që kanë edhe të punësuar ose edhe anëtarë të papaguar, paga mujore për të vetëpunësuarin, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, shtohet me 3 për qind për çdo të punësuar ose anëtar familjeje me kohë të plotë dhe 2 për qind për çdo të punësuar me kohë të pjesshme, por jo më shumë se paga maksimale, që sot është 97 030 lekë.
Ndërkohë që, për personat që fillojnë veprimtarinë ekonomike profesionale për herë të parë, paga mujore në tri vitet e para kalendarike të ushtrimit të profesionit me leje apo licencë, zbritet me 30 për qind, ndërsa për tri vitet e tjera kalendarike të ushtrimit të veprimtarisë me leje apo licencë zbritet me 15 për qind të pagës, pavarësisht nga numri i të punësuarve.
Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shendetësore sipas Profesioneve dhe qyteteve
Kategoria I (Tiranë)
Profesioni sigurime shoqërore sigurime shendetesore
Ü Farmacist 13.225 lekë + 1.955 lekë
Ü Programues IT (programues të aplikacioneve/ zhvillues softwere) aktivitete të programimit kompjuterik 20.424 lekë + +3.019 lekë
Ü Vlerësues i pasurisë 16.974 lekë + 2.509 lekë
Ü Avokat 16.974 lekë + 2.509 lekë
Ü Noter 16.974 lekë + 2.509 lekë
Ü Përmbarues 14.398 lekë + 2.128 lekë
Ü Ndërmjetës në një proces gjyqësor 14.398 lekë + 2.128 lekë
Ü Konsulent/ këshillues në fushën ekonomike, fiskut, sigurimeve, si: kontabilist, ekonomist, jurist, inxhinier, këshillues fiskal dhe profesione të fushave të tjera, 16.974 lekë + 2.509 lekë
Ü Ekspert kontabël i regjistruar 16.974 lekë + 2.509 lekë
Ü Kontabilist i miratuar 14.398 lekë + 2.128 lekë
Ü Arkitekt 16.974 lekë + 2.509 lekë
Ü Inxhinier 16.974 lekë + 2.509 lekë
Ü Projektues 16.974 lekë + 2.509 lekë
Ü Agronom 14.398 lekë + 2.218 lekë
Ü Përkthyes 14.398 + lekë 2.218 lekë
Ü Shoqërues dhe shpjegues në udhëtime 12.029 lekë + 1.778 lekë
Ü Veteriner 14.398 lekë + 2128 lekë
Ü Mësues (mësimdhënës) 13.363 lekë + 1.975 lekë
Ü Trajnues në veprimtari të ndryshme, përfshirë edhe fushën e kulturës, artit e sportit 14.398 lekë + 2.128 lekë
Ü Mjek i përgjithshëm 14.950 lekë + 2.210 lekë
Ü Mjek i specializuar 16.790 lekë + 2.482 lekë
Ü Dentist i specializuar dhe dentist 16.790 lekë + 2.482 lekë
Ü Fizioterapist 15.203 lekë + 2. 247 lekë
Kategoria II (Korçë, Vlorë, Fier, Shkodër, Elbasan, Durrës)
Profesioni sigurime shoqërore sigurime shendetesore
Ü Farmacist 13.225 lekë +1.955 lekë
Ü Programues IT (programues të aplikacioneve/ zhvillues softwere) aktivitete të programimit kompjuterik 16.123 lekë + 2.383 lekë
Ü Vlerësues i pasurisë 14.398 lekë + 2.128 lekë
Ü Avokat 16.974 lekë + 2.509 lekë
Ü Noter 16.974 lekë + 2.509 lekë
Ü Përmbarues 12.029 lekë + 1.778 lekë
Ü Ndërmjetës në një proces gjyqësor 12.029 lekë + 1.778 lekë
Ü Konsulent/ këshillues në fushën ekonomike, fiskut, sigurimeve, si: kontabilist, ekonomist, jurist, inxhinier, këshillues fiskal dhe profesione të fushave të tjera 14.398 lekë + 2.128 lekë
Ü Ekspert kontabël i regjistruar 14.398 lekë + 2.128 lekë
Ü Kontabilist i miratuar 14.398 lekë + 2.128 lekë
Ü Arkitekt 14.398 lekë + 2.128 lekë
Ü Inxhinier 14.398 lekë + 2.128 lekë
Ü Projektues 14.398 lekë + 2.128 lekë
Ü Agronom 14.398 lekë + 2.128 lekë
Ü Përkthyes 14.398 lekë + 2.128 lekë
Ü Shoqërues dhe shpjegues në udhëtime 12.029 lekë + 1778 lekë
Ü Veteriner 14.398 lekë + 2.128 lekë
Ü Mësues (mësimdhënës) 12.673 lekë + 1.873 lekë
Ü Trajnues në veprimtari të ndryshme, përfshirë edhe fushën e kulturës, artit e sportit 12.029 lekë + 1.778 lekë
Ü Mjek i përgjithshëm 12.650 lekë + 1.870 lekë
Ü Mjek i specializuar 13.800 lekë + 2.040 lekë
Ü Dentist i specializuar dhe dentist 13.800 lekë + 2.040 lekë
Ü Fizioterapist 12.903 lekë + 1.907 lekë
Kategoria III (Gjirokastër, Berat, Kukës, Sarandë, Peshkopi, Kavajë, Lezhë, Pogradec, Lushnjë)
Profesioni sigurime shoqërore sigurime shendetesore
Ü Farmacist 12.300 lekë + 1.818 lekë
Ü Programues IT (programues të aplikacioneve/ zhvillues softwere) aktivitete të programimit kompjuterik 14.995 lekë + 2.217 lekë
Ü Vlerësues i pasurisë 13.390 lekë + 1.980 lekë
Ü Avokat 15.786 lekë + 2.334 lekë
Ü Noter 15.786 lekë + 2.334 lekë
Ü Përmbarues 11.187 lekë + 1654 lekë
Ü Ndërmjetës në një proces gjyqësor 11.187 lekë + 1654 lekë
Ü Konsulent/ këshillues në fushën ekonomike, fiskut, sigurimeve, si: kontabilist, ekonomist, jurist, inxhinier, këshillues fiskal dhe profesione të fushave të tjera 13.390 lekë + 1.980 lekë
Ü Ekspert kontabël i regjistruar 13.390 lekë + 1.980 lekë
Ü Kontabilist i miratuar 13.390 lekë + 1.980 lekë
Ü Arkitekt 13.390 lekë + 1.980 lekë
Ü Inxhinier 13.390 lekë + 1.980 lekë
Ü Projektues 13.390 lekë + 1.980 lekë
Ü Agronom 13.390 lekë + 1.980 lekë
Ü Përkthyes 13.390 lekë + 1.980 lekë
Ü Shoqërues dhe shpjegues në udhëtime 11.187 lekë + 1.654 lekë
Ü Veteriner 13.390 lekë + 1.980 lekë
Ü Mësues (mësimdhënës) 11.786 lekë + 1.742 lekë
Ü Trajnues në veprimtari të ndryshme, përfshirë edhe fushën e kulturës, artit e sportit 11.187 lekë + 1.654 lekë
Ü Mjek i përgjithshëm 11.765 lekë + 1.739 lekë
Ü Mjek i specializuar 12.834 lekë + 1.897 lekë
Ü Dentist i specializuar dhe dentist 12.834 lekë + 1.897 lekë
Ü Fizioterapist 12.000 lekë + 1.774 lekë
Kategoria IV (Tepelenë, Çorovodë, Përmet, Ersekë, Bajram Curri, Himarë, Vorë, Rrëshen, Bulqizë, Burrel, Gramsh, Librazhd, Shijak, Ballsh, Patos, Bilisht, Pukë, Kuçovë, Laç, Krujë, Kamëz)
Profesioni sigurime shoqërore sigurime shendetesore
Ü Farmacist 11.638 lekë + 1.720 lekë
Ü Programues IT (programues të aplikacioneve/ zhvillues softwere) aktivitete të programimit kompjuterik 14.188 lekë + 2.097 lekë
Ü Vlerësues i pasurisë 12.670 lekë + 1.873 lekë
Ü Avokat 14.937 lekë + 2.208 lekë
Ü Noter 14.937 lekë + 2.208 lekë
Ü Përmbarues 10.586 lekë + 1.565 lekë
Ü Ndërmjetës në një proces gjyqësor 10.586 lekë + 1565 lekë
Ü Konsulent/ këshillues në fushën ekonomike, fiskut, sigurimeve, si: kontabilist, ekonomist, jurist, inxhinier, këshillues fiskal dhe profesione të fushave të tjera, 12.670 lekë + 1.873 lekë
Ü Ekspert kontabël i regjistruar 12.670 lekë + 1.873 lekë
Ü Kontabilist i miratuar 12.670 lekë + 1.873 lekë
Ü Arkitekt 12.670 lekë + 1.873 lekë
Ü Inxhinier 12.670 lekë + 1.873 lekë
Ü Projektues 12.670 lekë + 1.873 lekë
Ü Agronom 12.670 lekë + 1.873 lekë
Ü Përkthyes 12.670 lekë + 1.873 lekë
Ü Shoqërues dhe shpjegues në udhëtime 10.586 lekë + 1.565 lekë
Ü Veteriner 12.670 lekë + 1.873 lekë
Ü Mësues (mësimdhënës) 11.152 lekë + 1649 lekë
Ü Trajnues në veprimtari të ndryshme, përfshirë edhe fushën e kulturës, artit e sportit 10.586 lekë + 1.565 lekë
Ü Mjek i përgjithshëm 11.132 lekë + 1.646 lekë
Ü Mjek i specializuar 12.144 lekë + 1.795 lekë
Ü Dentist i specializuar dhe dentist 12.144 lekë + 1.795 lekë
Ü Fizioterapist 11.355 lekë + 1.679 lekë
Kategoria V (Pustec, Libohovë, Fushë-Arrëz, Këlcyrë, Konispol, Poliçan, Klos, Krumë, Delvinë, Memaliaj, Belsh, Prrenjas, Selenicë, Peqin, Ura Vajgurore, Finiq, Rrogozhinë, Cërrik, Vau i Dejës, Divjakë, Koplik, Maliq)
Profesioni sigurime shoqërore sigurime shendetesore
Ü Farmacist 10.977 lekë + 1.623 lekë
Ü Programues IT (programues të aplikacioneve/ zhvillues softwere) aktivitete të programimit kompjuterik 13.382 lekë + 1.972 lekë
Ü Vlerësues i pasurisë (S’KA)
Ü Avokat 14.088 lekë + 2.083 lekë
Ü Noter 14.088 lekë + 2.083 lekë
Ü Përmbarues (S’KA)
Ü Ndërmjetës në një proces gjyqësor (S’KA)
Ü Konsulent/ këshillues në fushën ekonomike, fiskut, sigurimeve, si: kontabilist, ekonomist, jurist, inxhinier, këshillues fiskal dhe profesione të fushave të tjera (S’KA)
Ü Ekspert kontabël i regjistruar 11.950 lekë + 1.767 lekë
Ü Kontabilist i miratuar 11.950 lekë + 1.767 lekë
Ü Arkitekt 11.950 lekë + 1.767 lekë
Ü Inxhinier 11.950 lekë + 1.767 lekë
Ü Projektues 11.950 lekë + 1.767 lekë
Ü Agronom 11.950 lekë + 1.767 lekë
Ü Përkthyes (S’KA)
Ü Shoqërues dhe shpjegues në udhëtime (S’KA)
Ü Veteriner 11.950 lekë + 1.767 lekë
Ü Mësues (mësimdhënës) 10.519 lekë + 1.555 lekë
Ü Trajnues në veprimtari të ndryshme, përfshirë edhe fushën e kulturës, artit e sportit 9.984 lekë + 1.476 lekë
Ü Mjek i përgjithshëm 10.500 lekë + 1.552 lekë
Ü Mjek i specializuar 11.454 lekë + 1.693 lekë
Ü Dentist i specializuar dhe dentist 11.454 lekë + 1.693 lekë
Ü Fizioterapist (S’KA)
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
