TIRANE- Flamur Pirraçi, 34-vjeçari nga Tirana që u akuzua se qëlloi me grusht kreun e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu në çadrën e opozitës të ngritur para kryeministrisë tregon shumë për veten e tij përmes postimeve në profilin e Facebook-ut.
15259725_1217344531675373_8620801906836800825_o
Në shumë prej fotove të postuara, Flamuri shfaqet duke pozuar me makina luksoze, me cigare puro e veshje të shtrenjta.
1526711_657406491002516_7711257385293786787_n
Ai nuk nguron të tregojë edhe tatuazhet e shumta që ka në trup, po ashtu edhe flokët e gjata.
flamur-pirraci

Mësohet se Pirraçi ka edhe një palestër, ambientet e së cilës duket se i frekuenton edhe vetë. Janë të shumtë miqtë e tij që e thërrasin “boss” në komentet që i bëjnë në Facebook, ndërsa ky i fundit i falënderon me modesti.
12112229_937208616355634_4187322805999369306_n
Kujtojmë se gjatë momentit të shoqërimit nga policia, Pirraçi ka rrëfyer shkurtimisht arsyet se përse e qëlloi Spahiun, duke thënë se ky i fundit i kishte ofenduar “kompetentin”. Ndërkohë vetë Spahiu është shprehur se kanë qenë tre persona që e kanë kërcënuar me vrasje për të mos sharë Edi Ramën dhe më pas e kanë goditur.

16265201_1277729668970192_8065028874734428780_n

Por se si qëndron e vërteta askush nuk e di, pasi duket pak pa sens që një mbështetës i PD-së të rrahë Spahiun pse shan Ramën. Kjo, duke qenë se Pirraçi prej ditësh qëndron te çadra e PD-së për të mbështetur protestën e opozitës kundër Ramës. 12088452_935916796484816_2421614908710331630_n

Madje mbështetjen për PD-në ai e tregon edhe foton që ka në “FB”, ku shfaqet krah ish-liderit të PD-së, Sali Berishës.

16178742_1275866372489855_8668660356046587733_o
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: