Në Programin e Drekës në News24 ishte i ftuar pedagogu dhe eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Geron Kamberi i cili diskutoi për programin e bursave të London School of Economics në universitetin Luarasi.

Ai tha se programet e LSE në universitetin “Luarasi” është një mundësi unike dhe se diplomat do të jenë njësoj si në Mbretërinë e Bashkuar.

Kamberi: Momenti që po flasim është një moment i përshtatshëm për të gjithë maturantët që kanë mbaruar provimet e maturës shtetërore. Po shijon këtë fazë. Pas gjithë kësaj atmosfere hyn në një moment reflektimi deri kur do filloj aplikimi për studime të fund të korrikut. Edhe këto biseda, besoj se jemi në kohën e duhur që gjithsecili ka vendosur të shfrytëzojë këtë studim.

Kush studion nën Mbretërinë e Bashkuar, studimet, kostot janë të kushtueshme për një familje shqiptare. Nëse një maturant që vjen ka një mundësi sepse plotëson dy gjëra dëshirën për shkollim cilësor dhe një diplomë që nuk ka dallim nga Mbretëria e Bashkuar ndërkohë që këtu do shpenzojë kohën e studimit. Këtu do jetë pranë familjes shoqërisë. Mbi të gjitha ky moment ka vlerë për rezultate që kanë arritur. Bursat kërkojnë maturantë me rezultate të larta.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb