Zv/rektorja e Universitetit të Luarasit, Anni Dasho, theksoi se program LSE do t’i integrojë studentët në tregun global. Ajo tha se studentët e Luarasit do të kenë mundësi të marrin diplomën e Londrës.

“Ky bashkëpunim nuk është vetëm një marrëveshje akademike. Është një angazhim ndaj cilësisë, një premtim për standarde të larta dhe një dëshmi se arsimi shqiptar mund të konkurrojë në nivele më të larta.

Programet e ofruara nga University of London, nën drejtimin akademik Business and Management dhe Data Science Analytics, janë ndërtuar për të përgatitur një brez të ri që mendon globalisht, vepron me integritet dhe inovon me përgjegjësi.”, tha znj.Dasho.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb