Studentja e huaj e Universitetit të Luarasit, Sarah Puteci, theksoi se programi LSE ka reputacion global akademik ku sipas saj, është një institucion i njohur për formimin e ekonomistëve dhe politikanëve.

Ajo ka falënderuar Universitetin Luarasit për këtë “mundësi të jashtëzakonshme” që u ka dhënë studentëve.

“Është privilegj të përfaqësoj kolegët e mi studentë. Aktualisht po ndjek studime Bachelor në Financë në Universitetin Luarasi. Në këtë drejtim jam thellësisht mirënjohëse ndaj Universitetit Luarasi, që solli këtë mundësi të jashtëzakonshme në Shqipëri – një mundësi që nuk mund ta humbisja.

Kur mësova për herë të parë që Luarasi do të ofronte këtë diplomë, e dija menjëherë që ajo përfaqësonte diçka të jashtëzakonshme.

Një program i hartuar dhe udhëhequr nga një universitet i respektuar në financë dhe ekonomi, i ofruar pikërisht këtu në Shqipëri, është shumë më shumë se thjesht një rrugë akademike.

Është një urë lidhëse midis përsosmërisë ndërkombëtare dhe ambicies shqiptare. Një nga arsyet pse ndihem kaq krenare që jam pjesë e këtij programi është reputacioni akademik i LSE-së. Shkolla e Ekonomisë në Londër nuk është vetëm një universitet; është një institucion global i njohur për formimin e ekonomistëve dhe politikanëve”, deklaroi ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb