Pedagogu i Universitetit Luarasi, Agim Alia, i ftuar në një intervistë për News24, ka theksuar cilësinë e lartë të programeve akademike që ofron ky institucion, duke i krahasuar ato me standardet e universiteteve britanike.

Ai u shpreh se Luarasi ka bashkëpunim me London School of Economics (LSE), një nga universitetet më prestigjioze në botë, dhe se diplomat e lëshuara nga ky universitet njihen ndërkombëtarisht.

Sipas Alisë, kjo u jep studentëve shqiptarë dhe të huaj mundësinë për të vijuar me sukses studimet Master në universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar.

Pedagogu i Universitetit Luarasi, Agim Alia: Programet te Universiteti Luarasi janë si në Londër. Ne kemi bashkëpunim me LSE, që është ndër shkollat më të mira në Angli dhe në botë. Edhe studentët e huaj kanë interes për të studiuar në Universitetin Luarasi. Diploma te Luarasi njihet ndërkombëtarisht. Studentët tanë mund të vijojnë studimet në Master në universitet britanike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb