Ajatollah Ali Khamenei iu është kundërpërgjigjur deklaratave të Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Ai i tha këtij të fundit që të “vazhdojë të ëndërrojë”, duke hedhur poshtë kategorikisht skenarët rreth shkatërrimit të programit bërthamor të Teheranit.
“Presidenti i SHBA-së thotë me krenari se ata bombarduan dhe shkatërruan industrinë bërthamore të Iranit. Shumë mirë, vazhdoni të ëndërroni!” tha udhëheqësi suprem i Iranit në një postim në X.
