Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi ka deklaruar se Irani ka treguar gatishmëri për t’i rinisur bisedimet për çështjen bërthamore me Shtetet e Bashkuara.
Por nga ana tjetër ka vendosur edhe disa linja të kuqe sa i përket programit të raketave të Teheranit.
Në një deklaratë nga Stambolli, Araqchi u shpreh se Teherani do të ishte gati për t’i rinisur bisedimet me Uashingtonin nëse do të zhvilloheshin në mënyrë “të drejtë dhe të barabartë”.
Zyrtari iranian gjithashtu shtoi se ka thënë se është i hapur për masa që ndihmojnë në ndërtimin e besimit sa i përket programit bërthamor, mirëpo e ka theksuar se qëndrimi ushtarak i Iranit nuk është i negociueshëm.
“Kapacitetet mbrojtëse të Iranit dhe raketat nuk do të jenë kurrë subjekt i negociatave”, ka thënë ai.
