KOSOVA

LDK po bën përgatitjet për qeverin e re teksa sot bashkë me AAK e Nismën Socialdemokrate kanë diskutuar për programin.

Ramush Haradinaj, kreu i AAK ka pranuar se bashkë me LDK-në kanë programe të ngjashme pasi janë dhe parti të qendrës së djathtë kurse me Nismën Socialdemokrate kanë bashkëeverius edhe më parë.

Problemi i vetëm është Gjykata Kushtetuese që ka bllokuar dekretin e presidentit Thaçi prej kërkesës nga Vetëvendosja. Kjo ka ndalur krijimin e qeverisë me kryeministër Avdullah Hotin por nga ana tjetër ministritë tashmë janë ndarë mes partive dhe marrëveshja është nënshkruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb