TURQI

Shumë shpejt aktorin shqiptar, Nik Xhelilaj, do ta shihni në një serial turk. Bëhet fjalë për sezonin e katërt të serialit të përditshëm “Emanet” (Amaneti), që këtë sezon do të transmetohet vetëm dy herë në javë, “prime-time”.

Njoftimin e ka dhënë media “Birsen Altuntas”, ku me një foto të Xhelilajt njofton se ai do të jetë protagonisti në sezonin e ri të “Emanet”, një nga projektet më të rëndësishme të televizionit turk.

Në njoftim thuhet se Nik ka rënë dakord për këtë aventurë të re dhe në këtë projekt do të luajë rolin e Poyraz, i cili edhe në serial do të ketë origjinë shqiptare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: