Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për projekt-vendimin e qeverisë për ndërtesat mbi 50 vjet.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili ka shkruar me ironi se “nëse kryeministri Edi Rama do të ishte në Romë do të shembte edhe Koloseun, 2 mijë vjeçar”, sakaq ka ka shtuar se Tirana është kthyer në fjetore monstruoze betoni.

“Rama po te ishte ne Rome do shembte edhe Koloseon se eshte ndertuar 2 mije vjet me pare!

Qeveria nxjerr Vendim Qeverie per ndertesat mbi 50 vjet.

Sulm i Rames dhe rilindjes mbi ndertesat mbi 50 vjeçare vetem e vetem per te ndertuar kulla dhe kulla pa fund.

Te kishin qene ne Itali, Rama me banden e hajduteve do rrafshonin Romen me gjithe Coloseo,Panteon, San Pietro e me radhe se jane te vjetra me qindra e mijra vjet.

Hej vandalë kullomanë, se vetem kulla keni ne tru, boll i shkaterruat qytetet shqiptare.

Kujtoni mor te mallkuar se si e gjetet Tiranen dhe ku u degraduat dhe shkaterruat duke mbjelle kulla, qe helmuan qytetin dhe shendetin e njerezve.

E kthyet Tiranen ne fjetore mostruoze betoni mor ju vrafte zoti!”, ka shkruar Vasili.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: