Nga: Ornela Manjani

Fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve në vitin 2017 është përcaktuar në vlerën 8.9 miliardë lekë. Rritja e pensioneve me 3% do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 2.9 miliardë lekë, ndërsa 6 miliardë lekë është fondi i rritjes me 10% të pagave.

Në projektbuxhetin e vitit 2017 të ardhurat janë parashikuar në masën 436 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 3% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa shpenzimet janë parashikuar në masën 469. 5 miliardë lekë. Pjesa më madhe do t’i kalojë shpenzimeve korrente në masën 389 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet kapitale ose thënë ndryshme investimet do të marrin 71.6 miliardë lekë.

Në projektin e vitit të ardhshëm qeveria i ka lenë pjesën më të madhe të ardhurave nga TVSH-ja. Në arkën e shtetit është parashikuar të hyjnë 3 miliardë lekë më shumë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ose 2.1% më shumë se viti 2016. Tatim fitimi është parashikuar në masën 28. 7 miliardë lekë, ndërsa këtë vit të ardhurat nga tatim fitimi janë parashikuar në masën 24. 3 miliardë lekë, rritje të konsiderueshme në arkën e shtetit do të sjellin dhe të ardhurat nga akciza. Qeveria ka parashikuar të mbledhë në total 46. 2 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2016 ky zë është 44. 6 miliardë lekë. Qeveria ka parashikuar të ulë deficitin në vlerën 33 miliardë lekë dhe borxhin me 1.6%.

Buxheti i shtetit pritet të marrë dakordësinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar, një përfaqësi e të cilit ndodhet prej një jave në Shqipëri.

Rritja e pageve 10%
34 630 mësues në gjithë sistemin parauniversitar
3. 260 punonjës në sisiteitmin arsimor universitar publik

Rritja e pensionit me 3%
65 mijë pensionistë në të gjithë vendin

Krahasimi i dy buxheteve
Viti 2016 /LEKE viti 2017 / LEKE DIFERENCA
Të ardhurat 414. 4 miliardë 436. 3 miliardë 21. 9 miliardë
Shpenzimet 450. 2 miliardë 469. 5 miliardë 19. 3 milairdë
Investimet 59. 2 miliardë 71.6 miliardë 12. 4 miliardë
Politika të reja pagash — 6 miliardë 6 milairdë
Politika të reja pensionesh 2. 9 miliardë 2. 9 milairdë
Dificiti -35. 3 miliardë -33 miliardë -2. 3 miliardë

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: