Kreu i PD, Sali Berisha, teksa ka vijuar fjalimin e tij para qytetarëve demokratë në mitingun e mbajtur në hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, u shpreh se projekti i PD mbështet njerëzit e varfër por me dinjitet.
Berisha tha se pas 11 majit, qeveria e re e PD e dalë nga zgjedhjet, do të ketë 0 tolerancë ndaj korrupsionit.
Sali Berisha: Ne, këtë projekt do ta nisim jo me patronazhistë dhe oligarkët që mban ti përreth, por me ata që qajnë me lot mjerimin, do vendosim minimumin jetim, ne jemi partia e rritjes dhe dyfishimit të rrogave dhe pensioneve.
Vetëm në këtë mënyrë u rikthejmë familjeve shqiptare dinjitetin, tek vetja, familja dhe Shqipëria. Qeveria do të vendosë mbi ta taksat më të ulëta që ekzistojnë në Evropë.
Të mëkëmbeni, të pasuroheni. Nuk ka një vend të dytë të pasur sa Shqipëria. 0 tolerancë ndaj korrupsionit do të jetë motoja jonë. Njeriu i ndershëm nuk ka armik më të egër sa korrupsioni. Korrupsioni vret mundësinë e të rinjve.
Pastrimi i shtëpisë edhe njëherë, Zoti e do Shqpërinë kur ne ta pastrojmë atë. Zoti vjen në shtëpi kur ne ta pastrojmë atë.
Ndaj dhe u garantoj se zero tolerancë ndaj korrupsionit do të jetë motoja jonë.
Të dashur miq, njeriu i lirë, njeriu i punës, njeriu i ndershëm nuk ka armik më të egër se korrupsionin e qeveritarëve të tij. Korrupsioni vret mundësitë e të rinjve, vret mundësitë e njerëzve, Korrupsioni mbjell krimin dhe pasigurinë.
Korrupsioni mbjell skamjen dhe varfërinë.
Jam këtu për t’u zotuar para shqiptarëve se zero tolerancë ndaj shpërdorimit dhe vjedhjes së pasurive të tyre, parave të tyre.
Jam këtu për t’u dhënë fjalën shqiptarëve se auditi i përgjithshëm i narkoshtetit do u rikthejë shqiptarëve qindra miliona euro më shumë të vjedhura prej tyre.
Jam këtu para jush për t’u zotuar se organizatat kriminale kudo që janë, në Shqipëri, në Aruba, Dubai, kudo që ndodhen, do vendosen përpara ligjit dhe bashkë me ta ministrat kriminelë, ministrat hajdutë.
Ligji dhe vetëm ligji, të drejtat e qytetarëve, shteti ligjor, janë dhe do mbeten motoja jonë.
Miqtë e mi, Shqipëria Madhështore është vetëm Shqipëria e ëndrrës së këtyre të rinjve. Ndaj dhe Shqipëria do jetë madhështore kur ta shndërrojmë në epiqendër të teknologjive më të larta.
(BalkanWeb)
