Qeveria spanjolle ka miratuar një projektligj të ri për të luftuar pirjen e duhanit dhe për të mbrojtur shëndetin publik.  Ligji ndalon shitjen e produkteve të duhanit tek të miturit dhe parashikon gjoba për prindërit nëse fëmijët e tyre kapen duke pirë duhan.

Hapësirat pa duhan do të zgjerohen dhe cigaret elektronike njëpërdorimshe do të ndalohen. Gjithashtu, ndalohet reklama, promovimi dhe sponsorizimi i duhanit në të gjitha format e medias.

Pirja e duhanit nuk do të lejohet në vende si pishina, tarraca restorantesh, transport publik apo universitete. Ligji e trajton njësoj duhanin tradicional dhe format e tij të reja si pajisjet e ngrohjes apo cigaret elektronike.

Shkeljet do të ndahen në tre kategori me gjoba që variojnë nga 100 deri në 600,000 euro. Qëllimi i reformës është të zvogëlojë aksesin e të rinjve në duhan dhe të përshtasë ligjet me format moderne të konsumit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: