Shtatë deputetë të opozitës kanë propozuar Kuvendit të Shqipërisë nisjen e procedurave parlamentare për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit për votën e emigrantëve.

Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka bërë publike nismën dhe kërkon nga klasa politike që të miratojë ndryshimin e Kodit Zgjedhor për të mundësuar që të gjithë shqiptarët jashtë vendit të votojnë në zgjedhjet parlamentare. Gjykata Kushtetuese vendosi në dhjetor të vitit të shkuar t’i kërkojë Parlamentit miratimin brenda vitit të këtyre ndryshimeve.

Reagimi i plotë:  

Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë i prezantoi publikut më datë 08.09.2023 draftin e përpiluar nga ajo me ndryshimet e sugjeruara të Kodit Zgjedhor për të përmbushur boshllëkun ligjor të konstatuar nga Gjykata Kushtetuese për Votës së Diasporës.

Pas një periudhe diskutimi me aktorët e përfshirë në proces, lëvizja e dorëzoi këtë draft më datë 10.10.2023 pranë Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla dhe për dijeninë e të gjitha palëve politike duke e protokolluar me Nr. 3060.

Sot Diaspora për Shqipërinë e Lirë e fut këtë draft në procesin legjislativ! Me mbështetjen e një grupi deputetësh propozues, ajo i propozon Kuvendit të Shqipërisë nisjen e procedurave parlamentare për shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji.

Deputetët propozues janë:

  1. Z. Fatmir Mediu
  2. Z. Gazment Bardhi
  3. Z. Agron Gjekmarkaj
  4. Z. Agron Duka
  5. Znj. Jorida Tabaku
  6. Znj. Emilia Koliqi
  7. Znj. Dhurata Çupi Tyli.

Duke falenderuar deputetët propozues, i bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të mbështesin këtë projektligj të ardhur nga përfaqësues të Diasporës, të mos shikojnë interesat e ngushta politike të momentit, por të bashkohen për ti mundësuar të gjithë Shqiptarëve kudo që janë të drejtën e Votës dhe mundësinë e përfaqësimit politik si dhe atë të ndikimit në qeverisjen e vendit siç ndodh në çdo vend demokratik.

𝐕𝐨𝐭𝐚 𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫ë𝐬 ë𝐬𝐡𝐭ë çë𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞 𝐞 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐤𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫!

#diasporalëviz

#votaediasporës

#diasporakërkon

406522992 757669129720342 7877863259029385696 N
406522992 757669129720342 7877863259029385696 N

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb