Kryeministri Edi Rama në vijim të sulmit ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të cilët tha se disa prej tyre kanë ‘kapur majat’, nuk i kursye as mesazhet për ndërkombëtarët. Ai i etiketoi ata si ‘anglishtfolës’.

Rama në qëndrimin e tij u shpreh se ‘problemi nuk mbetet vetëm tek ndërhyrjet që sipas kryeministrit nuk duhet të ishin bërë, por edhe të mungesa e reflektimit.

Gjithashtu nuk ngurroi të ritheksonte se ka qenë mbështetësi më i madh i drejtësisë së re.

“Kur dëgjojnë një gjykatës, i thotë prokurorit rëndoje dorën se e ke të lehtë akuzë. Ta kujtojnë anglisht folësit se janë bomba artizanale të propagandës. Por halli më i madh është se nuk ka asnjë reflektim. Një fakt për mua është domethënës që këshillat  Prokurorisë e gjyqësorit më ngjeshin mbi fjalë të miat disa deklarata nervoze si ato të njerëzve që më prish gjumin e dasmës, si ato të bla bla bla… Unë nuk jam aktorët politik, por jam kryeministri. Kjo parti nuk e ka një konkurrent në historinë botërore si faktori qeverisë më mbështetës i pavarësisë së drejtësisë dhe faktori më i heshtur i gafave të drejtësisë dhe janë probleme serioze që dihet të merren hartuesit e atyre deklaratave të kota. Fjala presion është shumë e madhe, për mbështetësin më të madh të tyre që jam unë personalisht”, tha ndër të tjera kryeministri Edi Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: