Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, u shpreh se prokurorët e SPAK kanë dhënë masa ekstreme për disa ministra, por sipas tij ka çështje në SPAK që nuk kanq shkuar deri në fund.
Murrizi shprehu rezerva për procesin e Veting-ku sipas tij, prokurorët janë emëruar nga OPGJ në mënyrë politike nga mazhoranca që është sot.
“Rama ja ka plasur në sy Yuri Kim kur i ka thënë se reformën në Drejtësi e ka bërë PS këta janë sekretarë. Dhe ajo zgërdhihej. Zgërdhihej se kishte hallin 100 mln eurove të anijeve të Bangladeshit.
Përderisa ai që ka bërë Veting, KPK, Kominci sot është deputet i Ramës i Librazhdit, dhe aty ka familjarë të këtyre që ne themi do t’i qërojë SPAK nga politika dhe kanë dalë në përgjime kur thonë se ta heqim këtë që është malok ose trafikant apo se është i djathtë dhe ta kalojmë këtë që ka kunatin të dënuar në Itali si trafikant”, tha Murrizi.
Më tej, ai kërkoi që për zyrtarë publikë duhen bërë gjyqet publike.
Myslim Murrizi: Rama ka në kontroll ata që janë emëruar nga OPGJ në mënyrë politike nga prokurorë politikë të mazhorancës që është sot. Rama ja ka plasur në sy Yuri Kim kur i ka thënë se reformën në Drejtësi e ka bërë PS këta janë sekretarë. Dhe ajo zgërdhihej. Zgërdhihej se kishte hallin 100 mln eurove të anijeve të Bangladeshit.
Përderisa ai që ka bërë Veting, KPK, Komici sot është deputet i Ramës i Librazhdit, dhe aty ka familjarë të këtyre që ne themi do t’i qërojë SPAK nga politika dhe kanë dalë në përgjime kur thonë se ta heqim këtë që është malok ose trafikant apo se është i djathtë dhe ta kalojmë këtë që ka kunatin të dënuar në Itali si trafikant.
Drejtësia është gjykata, jo prokurorët. Pse si bëjnë gjyqet publike? Për zyrtarë publikë duhen bërë gjyqet publike, për grupet kriminale bëje të mbyllur. Ka prokurorë të SPAK që për disa ministra kanë kërkuar masa ekstreme. Dhe SPAK për ironi të fatit asnjë cështje se ka cuar deri në fund.
