Tre prokurorë shfaqën interesimin për të aplikuar si kandidatë për Prokurorinë e Posacme Anti- Korrpusion (SPAK). Afati 15- ditor  mbaroi sot aplikantë janë dy prokurorët e komanduar Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, si dhe drejtuesi i Prokurorisë Pogradec, Sotir Kllapi. 

Ishte drejtuesi i SPAK, Arben Kraja i cili iu drejtua me kërkesë zyrtare KLP për të hapur procedurën e aplikimit dhe e miratoi. Tashmë do të jetë ajo që do të vlerësojë kandidatët. 

Deri tani prokurorë të SPAK janë drejtuesi Arben Kraja, Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Behar Dibra, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe Altin Dumani. Ai funksionon me 8 prokurorë të emëruar dhe betuar si dhe me dy të komanduar përkohësisht  Dritan Prençin dhe Vladimir Marën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb