Po zhvillohet në Gjykatën e Fierit seanca për ish-deputetin e PD, Ervin Salianji i cili kërkon lirinë.

Burime për gazetarin Osman Stafa raportojnë se Shërbimi i Provës paraqiti raport pozitiv për kërkesën e Salianjit.

Edhe prokurori i çështjes shprehu dakordësi, duke kërkuar lirimin e demokratit pasi ka kryer 9 muaj nga dënimi prej 1 vit burg.

Ndërkohë, gjyqtari është tërhequr për vendim.

Ervin Salianji u dënua në 26 shtator 2024 me 1 vit burg për kallëzim të rremë publik lidhur lidhur me akuzat në adresë të Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Salianji qëndroi në qeli mbi 9 muaj, duke kryer 2/3 e dënimit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb