Prokuroria mban përgjegjësi individualisht për akuzën”, kështu u shpreh avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në Neës24.
Gjatë intervistës, ai gjithashtu theksoi se në 2024, ka qenë vetë ai që i ka dërguar një shkresë Marta Kos për problemet e sistemit të drejtësisë.
“Ne kemi këmbëngulur për pavarësinë e prokurorit. Nuk është institucioni që i jep urdhra atij. SPAK nuk e kemi goditur kurrë, ka bërë shumë punë të mira, por kur ka probleme nuk domethënë të jemi qorr… Nuk ka problem vetëm ky prokuror. Unë kam informacion edhe për prokuroritë të tjerë, por ky nuk është problemi im. Jam i vetmi politikan që i kam ngritur institucionalisht, shkresë zyrtare deri te Marta Kos gjithë problematikat që ka sistemi i drejtësisë në vend. Shkelja për mandatin për Ols Dadon është konstatuar nga avokat para meje është bërë ankim në ILD dhe një kërkesë në KLP. Pra besoj është konstatuar në mars apo në prill të vitit të shkuar. ILD arkivon përgjigjen dhe na rezulton sot në gjykim që ky që ka arkivuar çështjen paska qenë anëtar i Këshillit të Prokurorisë që ka propozuar këtë prokurorin tek Presidenti i Republikës. Sot na rezultoi, nuk e dija më parë, kam bërë shkresë se kisha informacion se ka qenë drejtor juridik i Presidencës në një periudhë të caktuar zoti Metani se ka publike cv e tij, por sot na solli vetë përfaqësuesi i të paditurit zotit Dado, procesverbalin e mbajtur nga këshilli i prokurorisë dhe aty rezultonte anëtar i Këshillit të Prokurorisë zoti Metani që e ka arkivuar ankimin që minimalisht duhet të kishte dhënë dorëheqjen e çështjes sepse ka konflikt interesi”, tha mes të tjerash ai.
