Agon Zejnullahu, 27-vjeçar, ka ndërruar jetë në Lipjan pas një ndërhyrjeje policore ku u përfshinë pesë zyrtarë tashmë të arrestuar. Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka kërkuar hetim të plotë dhe transparent për rastin.
Prokuroria e ka cilësuar vdekjen si “vrasje nga pakujdesia” dhe ka ndaluar për 48 orë pesë policët e përfshirë. Rasti nuk është përmendur fare në raportin ditor të Policisë së Kosovës, duke ngritur dyshime për mungesë transparence.
Agoni ka vdekur me pranga në duar, i rrethuar nga disa policë, në rrethana ende të paqarta. Sipas raportit mjekësor, vdekja dyshohet se është shkaktuar nga ndrydhja trupore. Familja e tij pretendon se trupi kishte mbi 20 shenja dhune dhe dëmtime të rënda.
Rasti ka shkaktuar reagime nga publiku dhe institucionet ndërkombëtare që kërkojnë drejtësi.
