Edhe pse Prokuroria e Përgjithshme e mohoi sulmin, prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm janë pa sistem. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Shkak i këtij ‘black out’ është bërë hakerimi i sistemit nga grupi i hakerave ‘Homeland Justice’.

Dje. grupi i hackerave “Homeland Justice” njoftoi se kishte kryer një sulm kiberbetik në drejtim të sistemeve të Gjykatës së Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme në Shqipëri.

Grupi i hckerave iranianë pretendon se ka depërtuar në rrjetet e sistemit gjyqësor dhe te prokuroria dhe se ka siguruar të dhëna dhe dokumente që, sipas tyre, lidhen me funksionimin e brendshëm të institucioneve të drejtësisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb