Kandidati opozitar në Venezuelë, Edmundo Gonzalez Urrutia, që pretendon se ka fituar zgjedhjet presidenciale të 28 korrikut, është thirrur sot nga prokuroria për një hetim kriminal.

Prokurori i përgjithshëm Tarek William Saab tha se Urrutia duhet të japë dëshminë e tij pas dyshimeve për manipulim zgjedhor në zgjedhjet presidenciale të muajit të shkuar.

“Sot qytetari Edmundo González Urrutia është thirrur nga prokuroria re përgjithsme në lidhje me veprimet e tij që besohet se kanë uzurpuar pushtet që i takojnë vetëm Fuqive elektorale”.

Me retorikën e tij të komplikuar prokurori i referohej një faqeje interneti që publikon të dhëna të supozuara elektorale, sipas të cilave Urritia ka marrë më shumë vota se  Presidenti Nicolás Maduro, që është njohur si fitues i zgjedhjeve.

Gonzales i cili humbi me një diferencë tejet të ngushtë, deklaroi gjithashtu se opozita e tij ka regjistruar mijera incidente zgjedhore apo raste të “keqnumërimit” të votave, prandaj sipas tij është e domosdoshme që kutitë të rihapen.

Socialisti Nicolas Maduro, i zgjedhur në ditët e fundit të jetës nga Chavezi si pasardhësi i tij, bëri thirrje që rezultati i zgjedhjeve të respektohet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb