Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për zgjatjen e afateve të hetimeve dhe paraburgimit me 3 muaj për ish-zyrtaren, Alda Klosin.

Lajmi u bë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta. Klosi u arrestua për shkak të shumës së madhe të parave që u gjetën në banesën e pastrueses Rozeta Dobi, të cilat ishin fshehur në tubin e aspirimit.

Avokati i Klosit, deklaroi për mediat se shtyrja me 3 muaj e hetimit nuk është e ligjshme pas përfundimit të afatit 6 mujor dhe se Prokuroria nuk ka ende asnjë provë të arsyeshme për klienten e tij.

Në lidhje me qëndrimin për paratë e gjetura Hoxhaj u shpreh se qëndrimi i Klosit është i ditur. Për 130 mijë euro ka dokumenta te ligjshme, siç janë deklaratat noteriale të xhaxhait të saj, i cili tanimë nuk jeton më.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: