TIRANE- Prokuroria e Tiranës kërkon sërish burg për Kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu. Prokuroria kërkon 3 vite burg për Mziun me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe abuzime me tenderat e bashkisë.
Ndër të tjera Prokuroria kërkon që Mziut t’i hiqen edhe funksionet publike.
Kryebashkiaku i Kamzës, kryetar i Partisë Demokratike se Kamzes u arrestua edhe në dhjetor të vitit 2013 me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe moszbatimit të barazisë në tenderat e rrugëve. Mziu u la i lirë më vonë me vendim të Gjykatës së Apelit.
(ma.ar/BalkanWeb)