Prokuroria e Tiranës njoftoi sot nisjen e hetimeve për vdekjen e Lear Kurtit, 32-vjeçarit që humbi jetën pas shoqërimit nga policia për dy vepra penale. Ndërkohë që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, deklaroi se nuk kishte kosntatuar veprime të kundraligjshme nga policët gjatë shoqërimit të 32-vjeçarit.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur sot detaje nga hetimet, ndërkohë që raportoi se hetim të pavarur po kryen dhe Avokati i Popullit.

“AMP deklaroi se nuk kishte konstatuar veprime të kundraligjshme gjatë shoqërimit të Kurtit, por sot prokuroria deklaroi se po kryen hetime për dy vepra penale. Për protokollin dhe procedurat standarde të shoqërimit dhe për mosdhënie ndihme.

Prokuroria ka marrë në pyet miqtë e 32-vjeçarit dhe policët që e shoqëruan.
Rasti i Lear Kurtit një rast me shumë pikëpyetje. Mekanizmi kundër torturës te Avokatit të Popullit po kryen një hetim të pavarur.
Ka konstatuar se nuk janë zbatuar të gjitha procedurat sa i takon shoqërimit të komisariat. Sipas këtij mekanizmi, jo çdo shtetas mund të merret në atë mënyrë dhe të shoqërohet. Institucionet duhet të administrojnë të gjitha provat për të arritur në konkluzione për këtë ngjarje të rëndë”, raportoi Lala.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb