Kryeministri Edi Rama reagoi sot në Twitter lidhur me pretencën e Prokurorisë Speciale të Hagës, e cila ka kërkuar 45 vjet burg për secilin nga 4 ish-krerët e UÇK-së.

Në postimin e tij, Rama shprehet se ende po përpiqet të kuptojë logjikën që ka ndjekur prokuroria për këtë kërkesë dhe se nuk gjen fjalët për të komentuar situatën.

“Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?! Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!”

Screenshot
Screenshot

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb