Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kryesuesit të listës së Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në zgjedhjet e 25 prillit 2021 është dërguar për gjykim nga Prokuroria për akuzën e vrasjes.

Gjithçka lidhet me hetimet e Prokurorisë së Elbasanit për vrasjen e Pjerin Xhuavnit, 4 ditë para se qytetarët t’i drejtoheshin kutive të votimit.

Përveç Paplekajt, Prokuroria ka dërguar për gjykim edhe disa emra të tjerë që përfshihen në këtë dosje penale.

Për gjykim janë dërguar edhe dy zv.drejtorët e policisë Nikollaq Palla dhe Albert Nushi si edhe 6 policët e forcave ‘Shqiponja’, të cilët akuzohen të gjithë për shpërdorim detyre.

Ndërkohë hetimet vijojnë për Kelmend Xhaferin për akuzën e vrasjes ,ndërsa për policin Riza Mujaj për shpërdorim detyre.

Burimet zyrtare bënë me dije se Prokurorët e çështjes së “21Prillit 2021” , Ritvan Suka dhe Platin Alicka kanë pushuar akuzat për armëmbajtje pa leje, tentativë vrasje të punonjësve të policisë, vjedhje me dhunë dhe heqje e paligjshme e lirisë për Arbër Paplekaj si dhe kanë pushuar  akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë për të gjithë anëtarët e strukturës për mbrojtjen e votës, Arjan Hoxha, Erjon Demushi etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb